Aktuale Më shumë

Abazoviq do të vizitojë Selinë e Shenjtë me ftesë të Papës

Prej tvteuta11:13, 9 Tetor 2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me ftesë të kreut të Kishës Katolike Romake, Papa Françeskut, do të zhvillojë nga nesër një vizitë zyrtare dyditore në Selinë e Shenjtë.
Pas audiencës me Papa Françeskun, siç është paralajmëruar, janë planifikuar takime edhe me Sekretarin e Shtetit, Kardinal Parolin, si dhe me Sekretarin për marrëdhëniet e Selisë së Shenjtë me vendet e tjera, mons. Paul Richard Gallagher.
“Është planifikuar që Abazovic dhe delegacioni i tij të vizitojnë Bibliotekën Apostolike, ku do t’i prezantohen dy dorëshkrime me rëndësi historike për Malin e Zi. E para është korrespondenca e mbretit Mihail Vojislavleviq të Duklës me Papa Gregorin VII, e datës 9 janar 1078, ndërsa e dyta është origjinali i veprës monumentale të Kryepeshkopit Andrija Zmajeviq ‘Kronika e Kishës’, dorëzuar Vatikanit në vitin 1694. Kryeministri Abazoviq do të jetë zyrtari i parë shtetëror i Malit të Zi të cilit do t’i prezantohen dokumentet e lartpërmendura, të zbuluara në dy vitet e kaluara”, ka thënë Qeveria e Malit të Zi.

  • 1

    Radio