Aktuale Më shumë

Abazoviq: Do të propozojmë një plan kursimi të energjisë elektrike

Prej tvteuta09:49, 15 Shtator 2022

Shkatërrimi i mjedisit në Mal të Zi është pasojë e mungesës së sundimit të ligjit, tha kryeministri, Dritan Abazoviq, duke folur për çështjet mjedisore në emisionin e mëngjesit të TVMZ
Kur është fjala për energjinë, kryeministri thotë se në Mal të Zi, këtë vjeshtë gjithçka varet nga kushtet hidrologjike.
“Të gjithë po  lutemi që vjeshta të jetë me shi, por nëse nuk nuk do të kerë shi,atëherë do të kemi probleme të theksuara. Nëse vjeshta është me shi, ndoshta EEMZ  mund të ketë edhe fitim”, tha kryeministri duke shtuar se do të propozohet një plan kursimi të energjisë elektrike për administratën publike dhe komunat. Pavarësisht kësaj, siç konkludoi ai, Mali i Zi duhet të fillojë ndërtimin e objekteve energjetike. Ai është kundër projekteve energjetike që rrezikojnë mjedisin. “Këto projekte nuk do të realizohen sa të jetë kjo Qeveri, por nuk mund ta di se çfarë do të ndodhë brenda një apo dy tre viteve”, tha kryeministri. Ai, po ashtu, theksoi se duhet të shfrytëzohen resurset ujore, por mendon se kjo nuk duhet të bëhet në Komarnicë.Siç thotë ai, për një Mal të Zi të vërtetë ekologjik, do të duhet të ëndërrojmë edhe për një periudhë të gjatë kohore.Atë, siç theksoi, më së shumti e shqetëson devastimi i lumit Cem, gjendja e nivelit të ujit, si dhe rënia e rendimentit të burimit “Bolje sestre”.

Avantazhi më i madh krahasues i Malit të Zi, është se është i vetmi vend ekologjik, thotë Abazoviq dhe shton se shpreson se do të kemi më shumë përparim edhe në atë fush

  • 1

    Radio