Aktuale Më shumë

Abazoviq: Do ta përkrahim nismën për shkarkimin e Gjukanoviq

Prej tvteuta18:31, 24 Shtator 2022

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shprehu mendimin se Kuvendi duhet të votojë për iniciativën e shkarkimit të presidentit, Millo Gjukanoviq.  Ai në një prononcim për Zërin e Amerikës tha se partia e tij, LQ ABR,  do të votojë për këtë nismë.

“Mendoj se duhet ta votojmë atë iniciativë pasi në këtë mënyrë parlamenti dërgon një mesazh të qartë se çfarë mendon për presidentin e vendit. Është një mesazh shumë i rëndësishëm politik. A mund të funksionalizohet për shkak të situatës me Gjykatën Kushtetuese , kjo është tani një pyetje për juristët,  por ne kemi qenë padyshim peng të një njeriu për 30 vite dhe po vazhdojmë të jemi akoma.”, tha Abazoviq.

Ai po ashtu deklaroi se vendi po kalon një periudhë të vështirë dhe se është e logjikshme që pas 30 vitesh të sundimit të një partie, jo gjithçka po shkon mirë.   “Sidoqoftë, e përsëris tezën se Gjukanoviq nuk mund të jetë më pjesë e asnjë marrëveshjeje konstruktive në shoqërinë tonë dhe do të ishte mirë që edhe ai ta pranonte vetë.  E di që është e vështirë, por pas shumë dekadash mendoj se ky është fundi”, tha Abazoviq.

I pyetur për mendimin e partnerëve amerikanë dhe evropianë për hyrjen e FD në qeveri, ai tha se secili ka të drejtë në pikëpamjet e tij, por se edhe “ne kemi të drejtë t’i rregullojmë gjërat në vendin tonë”.

  • 1

    Radio