Aktuale Më shumë

Abazoviq: Çdo premtim e kemi realizuar

Prej tvteuta16:09, 18 Gusht 2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq nëpërmjet një video mesazhi iu drejtua qytetarëve lidhur me arritjet e Qeverisë së tij në 100 ditët e para të punës, të cilat mund të jenë edhe të fundit, nëse nesër në Kuvend votohet rrëzimi i Qeverisë që ai drejton.

Në mesazh Abazoviq theksoi se janë bërë gjëra të jashtëzakonshme për një periudhë të shkurtër dhe se çdo gjë që është premtuar është edhe realizuar. “Në 100 ditë kemi pasur rreth 100 aktivitete ndërkombëtare, jemi takuar me 120 zyrtarë ndërkombëtarë, 40 ambasadorë, nëntë kryeministra, dhjetë presidentë, 13 zyrtarë evropianë… Kemi vizituar dhjetë vende, ndërsa tre delegacione të nivelit më të lartë kanë qenë mysafirët tanë”, theksoi Abazoviq.

Ai po ashtu vlerësoi edhe arritjet në sferën e luftës kundër krimit të orgnizuar, që rezultoi me arrestimin e disa ish zyrtarëve të lartë gjygjësor si dhe ndërprerjen e kontrabandës së cigareve. Abazoviq foli edhe për projektet në Ulqin, ku përmendi ndërtimin e hotelit të parë me 5 yjë, fillimet për ndërtimin e të cilit duhet të nisin në shtator, ndërsa ndërtimi vitin e ardhshëm. Po ashtu përmendi edhe realizimin e ndërtimit të urës në Bunë që do të lidhë Plazhin e Madh me Velipojën, ndërtimi i të cilës do të përfundojë brenda tre viteve, si dhe ndërtimin e rrugës Plavë-Deçan dhe lidhjen në mes Rozhajës dhe Pejës përmes tunelit. Ai tha se kjo qeveri nuk ka lënë asgjë pas dore dhe se çdo gjë që kanë premtuar kanë arritur edhe ta realizojnë.

  • 1

    Radio