Abazi: Rama na dëmtoi rëndë me fjalimin në KiE
Prej tvteuta14 October 2022

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit të shqipërisë Edi Rama ndaj Kosovës. Në një konferencë për shtyp, ai tha se fjalimi i Ramës në Këshillin e Evropës dëmton rëndë interesin e kosovës. Sipas Abazit, Rama po bëhet avokat i politikanëve që kanë humbur zgjedhjet në kosovë dhe po gjykohen nga një mekanizëm që e kanë ngritur vetë. Për deputetin nga partia e Albin Kurtit, nisma Ballkani i Hapur është në vdekje klinike dhe procesi i berlinit po riaktivizohet. Ndërkohë, Abazi kritikoi edhe vizitën e ndëmjetësit të BE-së , miroslav Lajcak në prishtinë duke thënë se ai ka përdorur të gjitha mënyrat e mundshme, përfshirë edhe vizat, që të ushtrojë trysni mbi Kosovën. “Fakti që dje ishte këtu në një vizitë të paparalajmëruar kur atje diskutoheshin vizat është një gabim”, tha ai.a