A është zgjatur sezoni turistik?
Prej tvteuta2 November 2022
Një ndër gjërat që më së shumti çdo qytetar ka dëshiruar viteve të fundit është kohëzgjatje e sezonit turistik veror. Këtë vit na është rikthyer disi shpresa duke parë që në plazhet e Ulqinit edhe në fund të muajit tetorë kemi parë pushues. Sipas të dhënave të Organizatës Turistike të Ulqinit në javën e fundit të muajit tetor në qytetin ton qëndruan 1753 turistë të regjistruar. Prej tyre, 1682 të hauj ndërsa 71 vendas. Sa i përket akomodimit, 575 prej tyre ishin me akomodim në hotele, 3 në kampe ndërsa 1175 në akomodim privat. Nëse e krahasojmë me vitin e kaluar shifrat janë konsiderueshëm më të larta në këtë periudhë të viti, çka na jep shpresë se sezoni turistik në Ulqin po zgjatet. Në favor të kësaj janë edhe temperaturat e larta që po e karakterizojnë stinën e vjeshtës. Ndërsa këto pamje janë një ndër gjërat pozitive që shohim këto ditë përkundët të gjitha problemeve dhe halleve të përditshme