Sociale Më shumë

Shaban Alaj –Shpresojmë në një sezon rekorde

Prej tvteuta13:27, 17 Qershor 2021

Pas një vit dështimi total të turizmit në Komunën e Ulqinit, me përmirësimin e situatës epidemiologjike afaristët turistik janë shumë optimist për një sezone të suksesshme .

Shaban Alaj është gastronom dhe afarist  i cili plot 27 vite ka punuar dhe jetuar në Zvicër. Duke qenë shumë i lidhur me vendlindjen e tij, pasi që punoi në shumë hotele dhe restorante elitare ku merr një eksperiencë si pune ,ashtu edhe jetësore vendos të ndërtojë hotel dhe të merret me këtë biznes.

Hoteli i tij “Petriti” gjendet në Plazhin e Madh dhe sipas Alajt   rezervimet dhe interesimi i mysafirëve nga Evropa janë shumë premtuese se ky vit sipas tij  do të jetë një vit shumë i mbarë ,madje mund të jetë rekord

Alaj shprehet se një handikap i madh në kuzhinat tona është një meny  pothuajse e njëjtë, mysafirëve nuk ju ofrohen meny të ndryshme, me gatime  të larmishme  në çdo restorant apo hotel mund të takohesh pothuajse me një ushqim të njëjtë. Gastronomia kërkon të ketë risi, çdo restorant apo hotel duhet të ketë specialitetin e vet të shtëpisë, e jo të bëhet kopjimi i menysë.

Ai është munduar   që në hotelin e tij t’i përfshijnë të gjitha në një kulm, ku përveç restorantit, dhomave të gjumit, mysafirët të kenë ku edhe të relaksohen .

Përgatitjet janë bërë shprehet Alaj në fund, po edhe shpresat janë të mëdha se Ulqini këtë vit  do të ketë një sezon  shumë të mirë  .

 

H.Nelaj

  • 1

    Radio