Sociale Më shumë

Apel i familjes për të ndihmuar në kërkimin e Denisit

Prej tvteuta10:34, 15 Qershor 2021

Denis Lakota 39 vjeç, zhdukja e të cilit u raportua të hënën, më  7 qershor, nuk është gjetur ende. Familja e pa për herë të fundit  ditën e hënë nga i humbet çdo gjurmë. Familja dhe policia janë të përfshira në kërkim, ku po kërkohet në zonën e Shtojit

Vëllai i tij, Nermin  Llakota, i tha TV Teuta se ata ende nuk kanë informacion se ku mund të jetë Denisi, dhe ai theksoi se është një person me një problem dëgjimi, dhe se nëse dikush e vëren atë,  ta ndaloi dhe të informojë familjen apo policinë.

Familja do të jetë falënderuese për çfarë do informacioni që mund ti bëni në numrat e telefonit

068-083-790; 069-326-321 si dhe policia në 122.

  • 1

    Radio