Sociale Më shumë

Hyrja e pakushtëzuar në Mal të Zi për qytetarët e Zvicrës dhe Moldavisë

Prej tvteuta18:43, 7 Qershor 2021

Si pjesë e një sërë masash epidemiologjike që do të vlejnë deri në 18 qershor, Këshilli i Qeverisë së Malit të Zi për luftën kundër koronavirusit vendosi të zgjerojë listën e vendeve shtetasit e të cilëve mund të hyjnë lirisht në Malin e Zi , më këtë listë shtohen  Zvicra dhe Moldavia. “Që nga e marta, 8 qershor, kufijtë e Malit të Zi janë të hapur pa kushte për qytetarët e Zvicrës dhe Moldavisë. Pa prova të vaksinimit ose ndonjë prej testeve për virusin korona, mund të hyjnë edhe qytetarët e Serbisë, Kroacisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës , Shqipërisë, Maqedonisë Veriore, Rusisë, Ukrainës, Bjellorusisë, si dhe të gjitha vendet anëtare të BE dhe Izraeli,” tha ministria e shëndetësisë në një deklaratë.

Gjithashtu lejohen edhe ekskursionet, me organizimin e udhëtimit për një maksimum prej 50 studentësh, me detyrimin e organizatorit (shkollës) për të përcaktuar personin i cili do të jetë përgjegjës për udhëtimin e numrit të caktuar të njerëzve dhe për respektim të masave të vlefshme epidemiologjike. Gjithashtu lejohen organizimi i dasmave, darkave dhe festime të tjera private, në prani të deri 50 personave.

  • 1

    Radio