Sociale Më shumë

Komuna e Ulqinit synon të luftojë fenomenin e fëmijëve lypsarë

Prej tvteuta18:33, 6 Qershor 2021

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt takimi i ekipit të ngushtë të Trupit Koordinues, në të cilin tema kryesore ishte problemi i lypësave në komunën e Ulqinit.  Ekzistojnë mendime se problemi i lypësave ka marrë përmasa alarmante dhe se po shkatërron seriozisht imazhin turistik të Ulqinit dhe se askund në Malin e Zi nuk është më i theksuar sesa në këtë qytet. Pjesëmarrësit pajtohen se legjislacioni ekzistues ligjor nuk shkon në favor, veçanërisht kur bëhet fjalë për lypjen e fëmijëve, sepse e komplikon procedurën, por që Komuna, Departamenti i Drejtorisë së Policisë – Ulqin dhe Qendra për Punë Sociale duhet të intensifikojnë bashkëpunimin në mënyrë që të luftojnë ashpër këtë dukuri. Është rënë dakord që ekipet e përbashkëta të vizitojnë terrenin çdo ditë deri në fund të sezonit turistik veror, veçanërisht pjesën nga rrethrrotullimi deri në Plazhin e Vogël, në mënyrë që të veprojnë në mënyrë represive kundër lypësve dhe atyre që i çojnë të tjerët të lypin.

 

/Komuna e Ulqinit

  • 1

    Radio