Sociale Më shumë

Dr. Hollaj : Në pikën e vaksinimit mobil në dispozicion vaksinat Sinofarm dhe Astra Zeneca

Prej tvteuta14:36, 21 Maj 2021

Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin Dr. Sadije Hollaj tha se vaksinimi mobil i cili ka filluar sot në komunën e Ulqinit është pritur shumë mirë nga ana e qytetarëve të cilët kanë treguar interesim të menjëhershëm. Në pikën e vaksinimit mobil qytetarët mund të vaksinohen me vaksinën Sinofarm dhe Astra Zeneka. Autobusi është i vendosur në Ranë dhe do të jetë i hapur nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 20:00 , në datat 21 , 22 dhe 23 maj. Gjërë më tani në komunën e Ulqinit janë vaksinuar mbi 5000 qytetarë, deklaroi drejtoresha Hollaj.

  • 1

    Radio