Sociale Më shumë

Kremtohet Dita e Shkollës”Bedri Elezaga” në Katërkollë ,ndahen mirënjohje për dy ish punëtorë që humben betejen me koronavirusin

Prej tvteuta13:57, 17 Maj 2021

Shkolla fillore “Bedri Elezaga “në Katërkollë sot kremtoi ditën e shkollës 15 Majin ,por ndryshe nga kremtimet tjera duke i respektuar masat mbrojtëse kundër kovid 19.

Viti shkollor 2020/2021 do të mbahet mend si viti shkollor më i vështirë, për shkak të ballafaqimit me epideminë e Koronavirusit ku drejtori  Arsim Cuca veçoi humbjen e dy punëtorëve të dalluar të arsimit, Dritan Kurti dhe Rexhep Kurti e poashtu edhe e kryetarit të Këshillit të prindërve Dritan Alaj.

Cuca si ngjarje që do të mbetet  në histori për këtë vit shkollor veçoi   kthimin e pronësisë së shkollës së vjeter, një shkollë simbol dhe e veçantë  për krejt Anen e Malit.Gjthashtu ai falënderoi donatorët e shumtë sidomos ata nga mërgata që në këto ditë të vështira janë gjetur pranë vendlindjes së tyre, si dhe  inagurimin e shkollës në Sukubinë

“Edhe pak ditë për gjysmë maturantat do të kemi zilen e fundit për këtë vit shkollor, zile të tjera do të bien për ta por shpresoj që përherë të kujtojnë me krenari kujtimet e shkollës fillore” U shpreh Cuca .

Me rastin e ditës së shkollës u shpërblyen nxënësit më të mirë të paraleleve dhe u ndan mirënjohje dy ish punëtorëve të dalluar që më nuk gjenden fizikisht në mesin e kolektivit të shkollës në fjalë Dritan Kurtit dhe Rexhep Kurtit, për kontributin shumë vjeçar në edukimin dhe arsimimin e brezave,

Në këtë vit shkollor ,shkolla në fjalë numëron  387 nxënës dhe 80 të punësuar.

H.Nelaj

  • 1

    Radio