Sociale Më shumë

Çmimet dhe varfëria rriten paralelisht në Ulqin

Prej tvteuta13:03, 17 Maj 2021

Pandemia ka pasur ndikim direkt ne ekonomi ku sidomos ne Komunen e Ulqinit , pasojat jane te medha . Ata te cilet po i vuajne me se shumti keto ndryshime jane familjet apo individet te cilet edhe perpara pandemise jane perballur me veshtiresi ekonomike.
Me kete pajtohen edhe tregtaret te cilet kane kontakt te vazhdueshem me personat e goditur nga pandemia ne kete drejtim .
Ata thone qe rastet kur keta persona nga halli detyrohen te kerkojne sherbim dhe ushqim falas jane te shumta .
Kjo sipas tyre eshte nje dukuri e re e shfaqur pas pandemise .
Shprese per familjet ne nevoje jane organizatat humanitare te cilat gjate momenteve me te veshtira tentojne tu gjinden prane me ndihma ne forma te ndryshme .
Statistikat tregojne qe numri i personave ne gjendje te veshtire ekonomike eshte shumefishuar gjate pandemise.
Shoqata humanitare ” Humanitas ” gjate pandemise ka ndare ndihma per 550 persona te regjistruar prane kesaj shoqate , ndersa perpara pandemise numri  ka qene dukshem me i vogel , gjegjesisht 110 persona te regjistruara nga Komuna e Ulqinit.
Edhe nga Komisioni ” Bereqeti ” deklarojne qe pandemia ka ndikuar dukshem ne rritjen e rasteve sociale ne Komunen tone . Prane ketij komisioni para pandemise kane qene te regjistruar 100 persona , ndersa aktualisht jane reth 330 familje te regjistruara .
Nje goditje shtese per buxhetin e konsumatoreve eshte rritja e cmimeve te produkteve ushqimore , kryesisht te gjerave elementare te cilat rriten paralelisht me varferine.
Pritet qe edhe ne vazhdim edhe krahas situates me pandemine te kete rritje te cmimeve te produkteve tjera ne treg , qe do te kete ndikim direkt ne gjendjen ekonimike te shoqerise .
Arjona Resulani

  • 1

    Radio