Aktuale Më shumë

Nga 1 korriku- Rritje e çmimeve të duhanit dhe pijeve

Prej tvteuta17:52, 15 Maj 2021

 

Prej 1 korrikut në Mal të Zi do të ketë rritje të theksuar të çmimeve të produkteve të duhanit, kurse në një masë më të vogël edhe të pijeve të gazuara dhe alkoolike. Sipas vendimit të ri të qeverisë, akcizat në produktet e duhanit do të rriten për 28 cent për kuti, por kjo nuk është rritja e vetme, pasi nëse llogaritet TVSH shtesë për rritjen dhe fitimi i shitësve, rritja mund të shkojë nga 50 deri në 60 cent për kuti. Për disa rritja e çmimeve të duhanit shihet si një mundësi për të ulur konsumin dhe mbrojtur shëndetin, kurse Qeveria e sheh si mundësi për të mbushur arkën buxhetore. Megjithatë ka edhe nga ata që nuk janë të kënaqur me këtë rritje, kryesisht përdorues të duhanit, për të cilët kjo do të jetë një goditje tjetër për xhepin e tyre. Shqetësim përbën edhe fakti që kjo rritje mund të sjellë përhapjen edhe më të madhe të tregut të zi, i cili edhe më herët ishte në nivele tepër të larta ku analizat tregojnë se 40%  tregut të duhanit zhvillohej në mënyre ilegale.  Përveç produketeve të duhanit, do të rritet edhe akciza në pijet e gazuara që përbëjnë sheqer dhe ato alkoolike. Rritja e tyre pritet të jetë rreth 15%, kurse kompanitë importuese friksohen se përveç uljes së konsumit, edhe në këtë rast do të ketë shpërthim të tregut ilegal. Diçka e tillë ndodh edhe në vitin 2018, kurse Qeveria e atëhershme e Malit të Zi e pranoi disfatën ndaj tregtarëve ilegal, dhe u detyruar të heq vendimin për rritjen e akcizave. A do të tregohet më e aftë qeveria e re, do të shihet me siguri në muajt e partë pas hyrjes në fuqi të vendimit.

  • 1

    Radio