Sociale Më shumë

Masat e reja: Hiqet ora policore dhe ndalimi i qarkullimit në mes qyteteve

Prej tvteuta18:00, 11 Maj 2021

Për shkak të trendit të favorshëm të situatës epidemiologjike në Malin e Zi, do të ketë lehtësim të masave kufizuese , të cilat do të vlejnë nga e mërkura, 12 maj, deri të enjten, 20 maj, njoftohet nga  Ministria e Shëndetësisë. Sipas masave të reja, ndalimi i trafikut ndërqytetas do të hiqet, njëjtë si edhe ora policore. “Në territorin e tërë Malit të Zi, ndalimi i lëvizjes, i cili ishte i vlefshëm nga mesnata deri në pesë të mëngjesit dhe ndalimi i trafikut ndërqytetas, i cili ishte në fuqi gjatë fundjavave, janë hequr plotësisht”, thuhet në njoftimi. Orari i muzikës së gjallë në kopshtet e objekteve hotelierike lëviz për një orë dhe lejohet nga ora 19 deri në orën 22. “U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe afaristëve , të cilët kanë treguar një ndërgjegjësim të lartë në ruajtjen e shëndetit publik,  që të vazhdojnë të respektojnë masat e reja, kurse  inspektorët të jenë edhe më të kujdeshshëm në kryerjen e kontrolleve”, thonë nga Ministria.  Nga ky institucion shtojnë se në rast të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, ndalimi i  qarkullimit në mes qyteteve dhe ora policore do të arivendosen përsëri pa vonesë.

  • 1

    Radio