Sociale Më shumë

Prej sot vaksinat Pfizer edhe për popullatën e përgjithëshme

Prej tvteuta17:52, 11 Maj 2021

Që nga sot, një sasi e kufizuar e vaksinës Pfizer është në dispozicion për popullatën e përgjithshme në të gjithë Malin e Zi, njoftohet nga Ministria e Shëndetësisë. ” Gjysma e shumës totale u la për rivaksinim dhe 1,200 të tjerat u dërguan në pikat e vaksinimit në të gjithë vendin,” thuhet në deklaratë. Ministria tha se imunizimi i popullatës së përgjithshme me vaksinën Pfizer do të fillojë pasdite dhe se sasi të kufizuara, do të jenë në dispozicion në pikat e vaksinimit në të gjithë vendin, përveç Podgoricës, ku imunizimi me këtë vaksinë do të kryhet vetëm në Qendrën Mjekësore Ushtarake çdo ditë pune nga ora 3 pasdite”. Deri në fund të gushtit, rreth 2,000 vaksina Pfizer, të prokuruara nga Bashkimi Evropian, do të mbërrijnë në Mal të Zi për çdo javë.

  • 1

    Radio