Sociale Më shumë

Filloi vaksinimi masiv-Deri në ora 11 u vaksinuan 80 persona

Prej tvteuta11:43, 4 Maj 2021

Në hapësirat e Stacionit të  autobusëve  të Ulqinit sot filloi vaksinimi i popullatës me vaksinën kineze “Sinofarm” Shtëpia e Shëndetit në Ulqin është siguruar me 3.200 doza .Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin ,Dr.Sadije Hollaj shprehet e kënaqur me ecurinë e procesit të imunizimit ,madje për televizionin Teuta u shpreh se interersimi  qytetarëve për tu vaksinuar  i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë .

“Para se të merret vaksina bëhen kontrolla e pacientit nga mjeku,pastaj me rekomandim të mjekut kryhet imunizimi,ku jepet  vërtetimi dhe caktohet  data e imunizimit. Deri në ora 11 –të janë vaksinuar 80 veta.”shprehet Hollaj

Në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin është duke u kryer revaksinimi me vaksinën “Astra Zeneka”. Orari i vaksinimit është  çdo ditë nga ora 08-20h, me dokument identifikues pa nevojë të regjistrimit paraprak.

 

H.Nelaj

  • 1

    Radio