Përkeqësohet situata epidemiologjike në Komunën e Ulqinit, Hollaj apel për t’i respektuar masat mbrojtëse
Prej tvteuta09:30, 28 Prill 2021
Ditëve të fundit situata epidemiologjike ka ndryshuar dukshëm, madje është alarmuese,deklaroi për televizionin Teuta drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin Dr.Sadije Hollaj. Ajo tha se vetëm në dy ditët e fundit kemi regjistruar 25 raste të reja,ndërkohë priten rezultatet edhe të 35 PCR testeve.
Sipas doktoreshës Hollaj për situatën e ktijuar janë fajtorë vetë qytetarët të cilët kohën e fundit nuk i përmbahen rregullave të Institutit për Shëndetin Publik.Tubime në ambijente të hapura,por edhe të mbyllura janë duke u vërejtur kudo duke mos i vendosur maskat, dhe mos respektuar distancën.
“Jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit,e kuptoj dëshirën për të qenë me të afërm, por ky muaj do të jetë edhe më i shenjtë nëse do festojmë vetëm me familjarët” u shreh ajo
Kohën e fundit nuk janë respektuar as masat mbrojtëse në vorrime të cilat mund të jenë vatër të infektimeve,shton Hollaj
Ajo apeloi tek qytetarët që ti shmangen tubimeve, e sidomos vizitave gjatë festave në vijim,për të mirën e vehtes dhe shoqërisë,përndryshe do të vijmë në një situatë të rëndë.
Ndërsa sa i përket revaksinimit dhe vaksinimit të popullatës Hollaj shprehet se shumë shpejt do të fillojë,me çka në kohë do të informohen qytetarët .
H.Nelaj