Sociale Më shumë

Qendra Spitalore: 41 pacientë në rrezik për jetën

Prej tvteuta10:14, 27 Prill 2021

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi jetën e kanë në rrezik 41 pacientë të infektuar me virusin korona. Siç kanë bërë të ditur, në këtë institucion shëndetësor mjekohen 101 pacientë me kovid 19.  Në ISHP janë të kënaqur me gjendjen në vend, por siç thotë epidemiologia Marija Bozhoviq, prapëseprapë janë të kujdesshëm. Bozhoviq në programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi, tha se gjithmonë mund të ndodh ndryshimi i shpejtë dhe për këtë arsye apeloi tek qytetarët që t’u përmbahen masave të parandalimit dhe të vaksinohen.

  • 1

    Radio