Sociale Më shumë

Shpërthen zjarri në fabrikën e mobiljeve “Zanus”- dëme të mëdha materiale

Prej tvteuta08:57, 23 Prill 2021

Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4:50, një zjarr i madh shpërtheu në fabrikën e mobiljeve Zanus në Bulevardin “Vëllezërit Frashëri” , deklaroi për Tv Teuta kryeshefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Saubih Mehmeti.

“19 zjarrfikës dhe 6 kamionë zjarrfikës të Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Ulqinit u angazhuan në aksionin e shuarjes, ndërsa dy vetura të tjera zjarrfikëse nga Shërbimi i Mbrojtjes së Tivarit arritën për të ndihmuar, dhe si zakonisht që ndodh në raste të tilla është bashkangjirur edhe Rifat Suloviq me një autoçosternë”, shprehet Mehmeti.

Pas një ore zjarri është vënë nën kontroll duke parandaluar përhepjen e zjarrit në objektet ngjitur, ndërsa pas 3 orësh zjarri u shua plotësisht.  Me atë rast, u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Merret vesh se nuk ka pasur të lënduar ndërsa shkaku i shpërthimit të zjarrit nuk dihet.

H.Nelaj

  • 1

    Radio