Sociale Më shumë

Ambasada e Emirateve të Bashkuara në Mal të Zi: 80 pako ushqimore për nevojtarët

Prej tvteuta14:31, 22 Prill 2021

Ambasadorja e Emirateve të Bashkuara në Mal të Zi , Nabila Al Shemsi vizitoi sot Ulqinin me qellim shperndarjen e 80 pakove ushqimore per familjet ne nevoje . Al Shamsi permes TvTeuta ia uroi te gjithe besimtareve musliman muajin e shenjte te Ramazanit. Ambasadorja per TvTeuta deklaroi qe tentojne tu gjinden prane te gjithe atyre qe kane nevoje ne Mal te Zi , pa bere dallime.
” Aktualisht ndihmojme permes dhurimit te pakove ushqimore ” shtoi Ambasadorja Al Shamsi . Ambasadorja e Emirateve te Bashkuara ne vendin tone deklaroi qe edhe ne te ardhmen do te vazhdojne t`u gjinden prane atyre te cilet kane me se shumti nevoje .
Kryeimami i B.I-Ulqin Ali Bardhi per TvTeuta deklaroi qe ndihma nga ana e Ambasades se Emirateve te Bashkuara ne keto momente te veshtira , i gezon jashte mase.
Ambasada e Emirateve te Bashkuara ne Mal te Zi edhe gjate viteve te kaluara i eshte gjetur prane familjeve ne nevoje ne Ulqin , duke bere qe shperdarja e pakove ushqimore nga ana e kesaj Ambasade per ata te cilet kane me se shumti nevoje ne Komunen tone , te kthehet ne tradite.
ARJONA RESULANI

  • 1

    Radio