Sociale Më shumë

Sonte, pas 142 vitesh iftari në Komunën e Ulqinit u hap me krismën e topit

Prej tvteuta23:43, 13 Prill 2021

Pas 142 vitesh iftari në Komunën e Ulqinit u hap me krismën e topit.  Në këtë mënyrë u rikthye nje tradite e hershme e besimtarëve musliman, gjuajtja e topit në kohën e iftarit. Sipas Bashkësisë islame, këtë dukuri e vërrteton edhe Dokumenti i  Arkivit Osman në Stamboll, i datës 13 gusht 1879 në të cilin shkruan:“Bëhet njoftimi se në Kazanë e Ulqinit në muajin e Ramazanit koha e iftarit dhe imsakut njoftohet me qitjen e topit”. Kjo traditë e bukur është mirëpritur te besimtarët mysliman dhe do të rikthehet tani në një atraksion të vendit. Në Komunën e Ulqinit janë sjellur dy topa, njëri është vendosur në Kala, kurse tjetri në Millë  dhe çdo mbrëmje besimtarët me dëgjimin e krismës së topit do të çelin iftar.

Krisma e topit është ushtimë simbolike e cila përfundon me fishekzjarrë dhe simbolizon gëzim.

Gjuajtja e topit në kohën e iftarit do të emitohet edhe në TV Teuta çdo mbrëmje në kohën e iftarit, gjuajtja nga Kalaja,  edhe nga Milla.

  • 1

    Radio