Sociale Më shumë

Covid-19: 232 raste dhe 11 viktima. 3 raste në Ulqin

Prej tvteuta18:55, 10 Prill 2021

Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë kryer 1474  analiza për  prezencën e Covid 19, prej të cilave 232 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe  11  persona e humbën jetën, një nga komuna e Ulqinit.  Lajmi mirë është se në asnjë qytet të vendit nuk ka infeksione treshifrore ditore. Numri më i lartë i rasteve  regjistrua në Podgoricë 62 raste,  Nikshiq 31,  Tivar 15, kurse në Ulqin u regjistruan 3 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan  376 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 4526, prej të cilëve 88 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio