Sociale Më shumë

Covid-19: 221 raste dhe 12 viktima. Asnjë rast në Ulqin

Prej tvteuta18:42, 5 Prill 2021

Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë kryer 1066  analiza për  prezencën e Covid 19, prej të cilave 221 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe 12 persona e humbën jetën, 2 prej të cilëve nga komuna e Tuzit.  Numri më i lartë i infeksioneve u regjistrua në Podgoricë 98 raste,  Nikshiq 40,  Plevlja 26, kurse në Ulqin për herë të parë pas një kohe të gjatë, nuk u regjistrua asnjë rast. Gjatë kësaj kohe u shëruan  431 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 5394, prej të cilëve 145 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio