Sociale Më shumë

Deri më tani, 27,149 njerëz janë vaksinuar në Mal të Zi

Prej tvteuta11:07, 5 Prill 2021

Deri më tani, 27,149 njerëz, pra 4.4 përqind e popullsisë, janë vaksinuar kundër koronavirusit në Mal të Zi, u botua në faqen e internetit covidodgovor.me. Në 24 orët e fundit, 1,633 njerëz u vaksinuan.Doza e dytë e vaksinës u është dhënë 4,482 personave. 85,106 njerëz, ose 14 përqind e popullsisë, kanë aplikuar për vaksinim kundër koronavirusit.Ministrja e Shëndetësisë Jellena Boroviniq Bojoviq njoftoi më parë se imunizimi masiv duhet të fillojë rreth datës 20 prill, kur pritet të mbërrijnë më shumë se 200,000 doza të vaksinave Sinofarm, sasi të reja të vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer, si dhe 50,000 doza të dakorduara të Sputnik V.

  • 1

    Radio