Covid-19: 316 raste të reja dhe 7 viktima. Në Ulqin 8 raste
Prej tvteuta18:38, 3 Prill 2021
Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë kryer 1442 analiza për prezencën e Covid 19, prej të cilave 316 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe 7 persona e humbën jetën, nga mosha 49 deri në atë 93vjeçare. Numri më i lartë i infeksioneve u regjistrua në Podgoricë 100 raste, Nikshiq 62, Beiello Polje 27, kurse në Ulqin u regjistruan 8 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan 566 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 5766, prej të cilëve 178 në komunën e Ulqinit.