Sociale Më shumë

Srzentiq: Duam dorën e bashkëpunimit me media. Duhet të hartojmë Strategji cilësore mediatike

Prej tvteuta22:33, 2 Prill 2021

Sot Ministrja e Amdministratës publike, shoqërisë digjitale dhe mediave, Tamara Srzentiq, zhvilloi takimin e radhës me përfaqësues të mediave. Kësaj radhe të ftuar ishin një pjesë e përfaqësuesve të portaleve të regjistruara në Mal të Zi. Minstrja ka organizuar takime të ndara në grupe për të respektuar masat epidemiologjike, kështu që, takimet për dialog, siç I quan ministrja Srzentiq, do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

NJë falenderim I posaçëm nga mediat I shkoi ministes Srzentiq për këto takime të cilat po I zhvillon në mënzrë sistematike, sepse, sipas të pranishëmve, është hera e parë që bëhen këto lloj takimesh konsultative me mediat, duke I dëgjuar problemet dhe propozimet e secilit.

Në emër të TV Teuta, drekjtoresha ekzekutive Ilmira Lika e falenderoi ministren dhe stafin e saj  për ftesën konsultative dhe mundësinë për të shpalosur problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet RTV Teuta, si medij I pakicave, sidomos në kohën e pandemisë, kur puna mediatike është shtuar, kurse të ardhurat janë reduktuar. Ministrja Srzentiq tregoi interesim për secilin medij dhe kërrkoi bashkëpunim të mirëfilltë nga të gjithë, duke I ftuar që në mënyrë active të kyçen në hartimin sa më të mire të Strategjise për media, e cila është duke u punuar.

Pas takimit me media, Ministria ka publikuar edhe kumtesën për opinion të cilën mund ta lexoni në tërësi:

Ministrja e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias, Tamara Srzentiq, mbajti sot takimet e radhes per te zhvilluar dialogun e vazhdueshëm me median. Kesaj radhe ne takim ishte pjesa e pare e perfaqesuesve te mediave qe posedojne portalet e regjistruuara. Në takim morën pjesë: Kryeredaktori i portalit Vijesti, Srdan Kosović, drejtoresha ekzekutive e RTV Teuta, Ilmira Lika, drejtoresha e Fos Media, Jelena Milatoviq, zëvendës kryeredaktorja e portalit CDM, Aleksandra Obradović dhe drejtori i Agjensionit Mina, Jasha Joviqeviq.

“Jam e kënaqur që sot po vazhdojmë Dialogun  me Mediat, sepse ky është dialogu i parë që Qeveria po e inicon në këtë mënyrë me të gjitha mediat në Mal të Zi. Jam e bindur që ky është një mekanizëm i mirë bashkëpunimi që duhet të zgjasë dhe të jetë i hapur për të gjithë. Si Kryeministri ashtu edhe une kemi dëshirë  të hapim këtë lloj dialogu me ju, në mënyrë që drejtpërdrejt dhe interactive të hapim tema  dhe t’i zgjidhim ato në mënyrë sistematike “, tha Ministrja Tamara Srzentiq.

Ajo kërkoi nga përfaqësuesit e mediave që të përfshihen së bashku në zgjidhjen e sfidave dhe problemeve që rëndojnë komunitetin e medias. “Le të mendojmë për mënyrat e gjetjes së modeleve dhe standardeve  dhe të bashkojmë duart në përcaktimin e modeleve më të mira, përmirësimin e edukimit mediatik, forcimin e pluralizmit mediatik dhe kushte më të mira të punës. Me forcat e përbashkëta për hartimin e Strategjisë së Mediave do të përcaktohen drejtimet e zhvillimit dhe përmirësimin e përgjithshëm të fushës së medias për periudhën e ardhshme”, vlerësoi Srzentiq.

Ajo kërkoi nga përfaqësuesit e mediave që përmes këtij lloji të dialogut të tregojnë se cilat janë sfidat më të mëdha nga pikëpamja sistemike, në mënyrë që të gjejmë së bashku zgjidhje afatgjata si në pjesën normative ashtu edhe në drejtim të rregullimit të kushteve në tregun mediatik, në të cilin duhet të vlejnë rregulla të barabarta për të gjithë.

Përfaqësuesit e medias mirëpritën fillimin e dialogut me qëllim të zgjidhjes së problemeve të sektorit të medias. Gjithashtu, si një nga sfidat, ata njohën qëndrueshmërinë e vështirë të mediave për shkak të pandemisë së koronavirusit, si dhe funksionimit të vetë-rregullimit. Ata vlerësuan se, me qëllim të informimit etik dhe professional, një rol të rëndësishëm do të kishte një vetërregullim i cili do të zbatonte standardet etike në punën e mediave në bazë të një kodi të harmonizuar vullnetarisht.

Masat e propozuara të paraqitura sot nga përfaqësuesit e mediave dhe të cilat duhet të zbatohen janë promovimi i edukimit mediatik, në të cilin duhet të përfshihen të gjitha palët e interesuara, si dhe zbatimin e Ligjit për Media, gjegjësisht themelimin e Fondit për Mbrojtjen e Pluralizmit dhe llojllojshmërinë e mediave.

Qëllimi i dialogut të vazhdueshëm me mediat është marrja e informacioneve mbi sfidat më të mëdha nga pikëpamja sistemike, në mënyrë që të arrihen zgjidhje afatgjate për sfidat me të cilat ballafaqohen të gjithë përfaqësuesit e komunitetit mediatik në punën e tyre.

Duke respektuar masat epidemiologjike, Ministrja Srzentiq do të vazhdojë të takohet me përfaqësuesit e mediave edhe gjatë periudhës së ardhshme, thuhet në kumtesën e Ministrisë së administrates publike, shoqërisë digjitale dhe mediave.

 

 

 

 

  • 1

    Radio