Ministria e Shëndetësisë: Personat 65 vjeç e sipër mund të vaksinohen pa caktuar takim
Prej tvteuta16:23, 2 Prill 2021
Ministrja e Shëndetësisë e Malit të Zi, Jelena Boroviniq Bojoviq lëshoi një urdhër për të gjitha qendrat shëndetësore në Malin e Zi për të vaksinuar personat mbi moshën 65 vjeç çdo ditë, përfshirë të dielën, pa termin paraprak, nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 pasdite. “Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi fton të gjithë shtetasit mbi moshën 65 vjeç të vaksinohen kundër koronavirusit pa nevojë të caktojnë takim, pavarësisht nëse ata janë regjistruar deri më tani apo janë ende duke pritur ftesën,” thuhet në deklaratë.