Filloi vakcinimi në Qendrën Spitalore në Podgoricë. Doza të tjera priten në ditët në vijim

Prej tvteuta18:44, 23 Shkurt 2021

Në Qendrën Spitalore në Pogoricë sot filloi vakcinimi i të punësuarve që punojnë me pacientë të infektuar me Covid 19. E para nga 150 vakcinat u mor nga Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq, kurse më pas u vakcinuan edhe  pjestarë të tjerë të personelit. Pas marrjes së vakcinës ministrja vuri në dukje se së shpejti do të mbërrijnë edhe doza të tjera të vakcinës ruse, si dhe asaj kineze.

Bojoviq: Kontigjenti i dytë i vakcinave ruse do të mbërrij ditën e enjte me datë 25, në ora 14.30, në aeroportin e Podgoricës. Bëhet fjalë për 5.000 doza nga 50.000 në total që janë paraparë për tremujorin e parë. Donacioni prej 30.000 doza të vakcinës kineze do të niset nga Pekini për në Mal të Zi më 27 shkurt.

Kur u pyet nga gazetarët në lidhje me aplikimin për vakcinim, ministrja deklaroi se ekzistojnë tre mënyra – përmes faqes coronainfo, mjekëve të zgjedhur dhe linjës telefonike. Ajo përsëriti se vaksinimi së pari do të bëhet në grupet prioritare. Sipas Planit Kombëtar, në Mal të Zi duhet të vakcinohen, 330,000 qytetarë në mënyrë që të arrihet imuniteti kolektiv. Mbrojtja e arritur nga vaksinat ruse duhet të zgjasë deri në dy vite, tha ministrja, por kjo është individuale.

  • 1

    Radio