Sociale Më shumë

Shoqata “Kraja” edhe këtë vit ndan bursa për studentë

Prej tvteuta18:41, 19 Shkurt 2021

Shoqata atdhetare “Kraja” me seli në New York, përveç aktiviteteve të tjera humanitare, do të vazhdojë edhe me shpërndarjen e bursave për studentët nga kjo trevë. Shpallja u publikua nëpërmjet rrjeteve sociale, ku të gjithë të interesuarit mund të gjejnë instruksionet e nevojshme, por për një sqarim edhe më të detajuar, iu drejtuam kryetares së degës së kësaj shoqate në Krajë, Medina Cura.

Ajo thotë se të drejtë për aplikim kanë studentët nga Kraja, kurse sa i përket seleksionimit,  aplikimet në të kaluarën pothuajse nuk janë refuzuar asnjëherë, por megjithatë kategori të caktuara do të kenë prioritet.

Pandemia e Covid 19 ka ndikuar edhe në aktivitet e shoqatës “Kraja”. Ato të planifikuara gjatë vitit të kaluar janë anulluar, kurse për këtë vit shpresojnë të realizojnë të paktën disa prej tyre, thotë Cura.

Numri i nxënësve dhe studentëve nga zona e Krajës është për çdo vit në rënie. Emigrimi masiv ka bërë që numir i të rinjve të zvoglohet dita ditës, çka do të ketë pasoja të mëdha për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj treve, e cila dikur numëronte rreth 5.000 banorë.

  • 1

    Radio