62 OJQ kërkojnë ndalimin e gjuetisë për 5 vite
Prej tvteuta18:37, 19 Shkurt 2021
62 organizata joqeveritare kanë bërë thirrje për vendosjen një moratoriumi mbi gjuetinë në Mal të Zi për të paktën pesë vite. Kjo është e nevojshme, thonë ata, për arsye të  situatës alarmante në fushën e gjuetisë, përhapjen e gjuetisë ilegale, e cila po merr hov edhe kur bëhet fjalë për speciet e rrezikuara dhe që janë të mbrojtura.
OJQ-të kërkojnë  reagim urgjent nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave dhe personalisht nga Ministri Aleksandar Stijoviq për të ndaluar plotësisht gjuetinë në Mal të Zi sa më shpejt të jetë e mundur.
Ata theksojnë se Kodi Penal përshkruan në Kapitullin XXV një seri të tërë të veprave penale që synojnë të mbrojnë jetën e egër në Malin e Zi, si burim natyror dhe si pjesë integrale e mjedisit.
Rasti i fundit i ariut të vrarë në Berane, është ngjarja e radhës që konfirmon se në fushën e gjuetisë, deri më tani, kapacitetet e pamjaftueshme të inspektimit dhe mungesa e harmonizimit të rregulloreve janë injoruar plotësisht. Ndër organizatat nënshkruese janë edhe disa nga Ulqini, Mogu, Hapi i Gjelbër, Martni Shnajder Jakobi dhe Shoqata e qiramarrësve të shtëpizave në Bunë.