Covid-19: 472 raste të reja dhe 2 viktima. 25 raste në Ulqin

Prej tvteuta18:37, 13 Shkurt 2021

Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë kryer 1824 testime për Covid 19, nga të cilët 472 kanë rezultuar pozitiv, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj kohe janë  regjistruar 2 viktima nga sëmundja, njëri nga Tivari dhe tjetri nga Tivati . Numri më i madh i rasteve të reja janë në : Podgoricë 162,  Nikshiq 50, Budva 43, kurse në Ulqin u regjistruan 25 raste. Deri në orën 15.00 njoftohet për 366 të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.742, prej të cilëve 216 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio