Brajoviq: Në Mal të Zi priten edhe 82.000 vakcina nga AstraZeneka

Prej tvteuta18:35, 13 Shkurt 2021

Mali i Zi së shpejti do të marrë 82,000 doza të vaksinës Astra Zeneca, tha konfirmoi përfqësuesja e zyrës së OBSH-së në Mal të Zi, Mina Brajoviq, si e ftuar në programin e mëngjesit të RTMZ.

“Pritet që shpërndarja dhe administrimi i këtyre vaksinave të fillojë gjatë këtij tremujori të parë dhe pastaj të vazhdojë në gjysmën e parë të vitit. Siç e dini, GAVI, si partneri ynë global, është një agjenci që nënshkruan marrëveshje me vendet dhe përcakton kushtet dhe shpërndarjet e vaksinave. Gjëja më e rëndësishme për qytetarët tanë është që Mali i Zi ka ndërmarrë të gjitha hapat për të qenë i gatshëm për vaksinën, “tha Brajoviq.

Mali i Zi, tha ajo, që në fillim të janarit arriti të hynte në grupin e 72 vendeve, të cilët paraqitën një kërkesë për shpërndarjen e vaksinave nga vala e parë e iniciativës Covax, prej një milion e 200 mijë doza të vaksinës Pfizer. Komisioni deklaroi se Mali i Zi është një vend që është gati të marrë vaksinën, e cila, siç shton Brajoviq, është shumë e rëndësishme.  “Prodhuesit dhe kapacitetet në nivelin global janë shumë të kufizuara,” tha Brajoviq dhe u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat.

  • 1

    Radio