Banorët e Totoshit ankohen për murin, problem edhe me kanalizim

Prej tvteuta18:45, 12 Shkurt 2021

Banorët e Totoshit përsëri kanë ngritur zërin për murin që ndan këtë lagje nga pjesa e qytetit dhe nga oborri i shkollës së Shkollës Fillore “Marshall Tito”. Muri parandalon rrjedhjet e ujërave atmosferik dhe të ndotur, por punimet e fundit në kanalizimet pranë këtij vendbanimi nuk janë përfunduar në mënyrë adekuate. Për më tepër, aty akoma kanë mbetur gropa, puseta dhe asfalt i çarë.  Një nga përfaqësuesit e banorëve të Totoshit, Enes Ukoviq, beson se një pamje e tillë nuk i shkon për shtat një qyteti që njihet për tolerancën dhe multikulturalizmin e tij.

“Para disa viteve nisëm një peticion të cilin e dërguan në adresë të drejtorit të shkollës Arben Llunji, por nuk morëm përgjigje. Kërkesë e jona është që të hapet rruga e cila ka akzistuar edhe para ndërtimit të shkollës, dhe nëpër të cilën nuk kalojnë vetëm fëmijët e banorëve të kësaj zone, por edhe fëmijë të tjerë.”- thotë banori i kësaj zone Enes Ukoviq.

Ukoviq thotë se disa herë u janë drejtuar zyrtarëve  të Komunës dhe drejtorit të shkollës, por nuk kanë marrë as përgjigje as ftesë për bisedime. Tani i janë drejtuar edhe zv.kryeministrit Dritan Abazoviq për të reaguar lidhur me mënyrën se si po trajtohet një komunitet. Vendasit u bëjnë thirrje edhe të gjithë individëve, OJQ-ve dhe institucioneve kompetente t’i ndihmojnë ata të zgjidhin këtë problem, kryesisht për sigurinë e fëmijëve dhe të moshuarve.

“Duam po ashtu që të zgjidhet edhe problemi i ujrave të zeza. Punimet e kryera nga vetë komuna e Ulqinit vetëm sa e kanë përkeqësuar gjendjen pasi nuk janë bërë si duhet, dhe kjo situatë po krijon probleme për banorët e kësaj zone.” – thotë Ukoviq

Lidhur me murin në fjalë dhe indinjatën e banorëve të kësaj lagje për bllokimin e kalimit, në vitin 2017 reagoi edhe drejtori i Shkollës Fillore “Marshal Tito”, Arben Lunji, i cili tha se kalimi i personave që nuk kanë të bëjnë me shkollën në oborrin e e saj, është i ndaluar me ligj.

  • 1

    Radio