Sociale Më shumë

Përkeqësohet situata në Anë të Malit. Rrritet niveli i ujit, rrezikohen shtëpitë në Lisën,Bore,Fraskanjel. Rrezikohet edhe Sukubina

Prej tvteuta12:17, 11 Shkurt 2021

Reshjet e dendura të shiut  ditëve të fundit  kanë përkeqsuar situatën e përmbytjeve në zonën e Anës së Malit .Banorët e kësaj zone janë të shqetësuar se mund të vijë deri tek përmbytja e shtëpive. Fshati Bore është më i rrezikuari. Niveli i ujit në livadhe arrin deri në 2 metra,ndërsa në rrugë deri në 1.5 metër. Lulzim Nela nga fshti Bore, shprehet për Televizionin Teuta  se nëse vazhdohet me këtë intenzitet rrezikohen të gjitha shëpitë të përmbyten. ”Situata është tejet e vështirë, deri tani në këtë fshat kemi një shtëpi të përmbytur,ndërsa uji ka depërtuar në dy shtalla të bagtive.”, thotë Nela

Situatë e rënduar vazhdon të jetë edhe në Lisën. Skender Tahiri banor i këtij fshtati shprehet se është situatë e rënduar dhe ai është i mendimit  se nëse do vazhdojë me këtë ritëm, do ketë përmbytje masive.E njëjta situatë është edhe në Fraskanjel, ndërsa tani rrezikohet edhe Sukubina.

Niveli i lumit Buna dje ka qenë 5.47,ndërsa niveli më i lartë i shenuar gjer më tani ka qenë  6.36.

H.Nelaj

  • 1

    Radio