Covid-19: 375 raste të reja dhe 2 viktima. 6 raste në Ulqin

Prej tvteuta18:41, 30 Janar 2021

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1491 testime për Covid 19, nga të cilët 375 kanë dalë pozitiv, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj kohe janë  regjistruar 2 viktima nga sëmundja, ku më i riu ishte 69 kurse më i moshuari 77 vjeç.Numri më i madh i rasteve janë në : Podgoricë 121,  Nikshiq 65, Kotorr 28,  ndërsa në Ulqin u regjistruan 6 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 569 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.332, prej të cilëve 31 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio