Covid-19 : 563 raste të reja dhe 6 viktima. 5 raste në Ulqin

Prej tvteuta18:44, 27 Janar 2021

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1818 testime për Covid 19, nga të cilët 563 kanë dalë pozitiv, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj kohe janë  regjistruar 7 viktima nga sëmundja, 3 prej të cilëve nga Podgorica, kurse të tjerët nga Nikshiqi, Herceg Novi dhe Kotorri. Më i riu ishte 51 kurse më i moshuari 82 vjeç.Numri më i madh i rasteve janë në : Podgoricë 192,  Nikshiq 64, Budva 43,  ndërsa në Ulqin u regjistruan 5 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 633 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.730, prej të cilëve 34 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio