Sociale Më shumë

Boroviniq Bojoviq: 150.000 vakcina nga Kina dhe 50.000 nga Rusia

Prej tvteuta19:00, 26 Janar 2021

Mali i Zi do të marrë 150,000 doza të vakcinës kineze njoftoi ninistrja e shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq, duke deklaruar se  para-kontrata u nënshkrua direkt me kompaninë farmaceutike Sinofarm. Ajo shtoi se iniciativa COVAX ka siguruar prej kohësh një numër adekuat të vakcinave dhe është plotësisht e qartë se kjo nismë po shkon mirë, kurse një marrëveshje bilaterale është nënshkruar edhe me Rusinë dhe pritet që 50.000 doza të arrijnë  shumë shpejt. “Kontrata me Pfizer është në fazën financiare, sepse lidhja e një kontrate nënkupton disa faza, secila prej të cilave është individualisht e rëndësishme,” sqaroi ministrja, duke përsëritur se fillimi i vaksinimit do të jetë në fund të janarit ose fillim të shkurtit.

“Unë ende qëndroj brenda kësaj kornize. Nuk mund të them datën e saktë të fillimit, por ajo që mund të them me siguri është se plani i veprimit është përgatitur dhe se gjithçka është gati për fillimin e vaksinimit, “tha Boroviniq Bojoviq. E pyetur lidhur me dëshiron për donacion të vakcinave nga persona të caktuar, ministrja sqaroi se kjo do të kërkonte procedura shtesë për të cilat duhet angazhim i veçantë.

“Ne kishim oferta të ndryshme të tjera të këtij lloji për blerjen e vaksinave, por pikërisht sepse duam që ajo të testohet, me cilësi të lartë, ne vendosëm që vaksinat të vijnë në Malin e Zi përmes lidhjeve të drejtpërdrejta dhe marrëveshjeve dypalëshe ndërkombëtare.”, sqaroi ministrja.

  • 1

    Radio