U bë inagurimi i përmendores së viktimave të termetit të 1979-ës

Prej tvteuta14:25, 14 Janar 2021

Pas 42 viteve nga tërmeti i fuqishëm i vitit 1979 i cili goditi komunën e Ulqinit , sot nën Bedenat e Kalasë u vendos përmedorja përkujtimore për 31 viktimat të cilët humbën jetën nën rrënoja. Në inagurim ishin të pranishëm Ambasadori i Kroacisë Veselko Grubishiq  dhe Ambasadori i Kosovës Ylber Hysa në Mal të Zi .Përmendorja është iniciativë e inxhinjerit nga Ulqini Mentor Llunji, studiuesit Sami Flamuri ndërsa autor është arkitetki Muhamed Muharremoviq, realizuesit janë Nusret Tula dhe Senad Maku, të mbështetur nga Ximi Zariqi dhe Ndërmarrja Komunale Ulqin. Përmëndorja në mënyrë dinjitoze do të kujtojë viktimat, solidaritetin e atyre që ndihmuan dhe do të ketë edhe rolin e tërheqësit të vëmendjes për fuqinë shkatërrimtare të termetit dhe rolin edukativ për ndërtim asizmik, u tha ndër të tjera në fjalën e përurimit të kësaj përmedoreje.

  • 1

    Radio