Rruga për në Pinjesh akoma e bllokuar. Nrekiq premton sanim sa më të shpejtë

Prej tvteuta20:24, 13 Janar 2021

Rruga për në lagjen Pinjesh në Ulqin është ende e bllokuar, si pasojë e rrëshqitjes së dheut ditën e djeshme. Sipas fjalëve të Kryetarit të Komunës, Loro Nrekiq, gjatë ditës, një ekip ekspertëve për shembje do të dalë në terren, në mënyrë që të fillojë sanimi sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai vuri në dukje se projekti duhet të jetë shumë i shpejtë dhe efikas, dhe theksoi se ekspertët duhet të marrin në konsideratë mundësinë e ndërtimit të një muri, i cili, nëse është e nevojshme, do të bëhet prej betoni. Nrekiq shtoi se dje i dërguan një letër kryeministrit Zdravko Krivokapiq, në mënyrë që ministritë përkatëse të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi. “Komuna do të bëjë çmos për të filluar sanimin sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe sapo të marrim raportin, do të njoftojnë edhe opinioni publik,” tha ndër të tjera Nrekiq.

  • 1

    Radio