Spitali i Tivarit: Familjarët e viktimave nga Covid 19 kërkojnë hetim nga Prokuroria

Prej tvteuta20:53, 15 Dhjetor 2020

Përfaqësuesit e disa familjeve  nga Tivari dhe qytete të tjera, anëtarët e të cilave vdiqën si rezultat i infeksionit të virusit Covid 19 në spitalin e Tivarit, kërkojnë hetim urgjent dhe largimin e të gjithë stafit drejtues në këtë institucion shëndetësor.

Ata kërkojnë që spitali të menaxhohet një staf profesional.

“Dyshimet për lëshime në trajtimin e pacientëve nga ana e mjekëve në Spitalin e Tivarit është e justifikuar dhe bazuar në përvojën e përbashkët të familjeve, të afërmit e të cilëve ishin të shtruar në këtë institucion. Për marrëdhëniet e mjekëve me të dashurit tanë  më së miri tregon vendosja e qeseve për  mbeturina në kokat e tyre pas vdekjes. Sëmundjes nuk i dihet, por kjo nuk duhet të jetë alibi për shkeljen e Betimit të Hipokratit dhe Aktit të Kujdesit Shëndetësor “, thuhet ndër të tjera në deklaratë. Problem tjetër thonë ata, është edhe mungesa e një protokolli të caktuar për trajtimin e të infektuarve.

 

“Bazuar në ngjarjet e deritanishme, dyshojmë se prokuroria dëshiron të hapë këtë hetim dhe pastaj ta mbyllë atë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që në të ardhmen të mos ketë një hetim cilësor pa ndikim politik. Prandaj, ne do të zhvillojmë një takim me Ministrin e Drejtësisë,  dhe  të drejtat e pakicave, sepse besojmë se të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë shkelur në këtë rast. Lufta jonë ka një kuptim shumë më të madh se çdo llogari ose motiv personal për personalizimin e përgjegjësisë.Qëllimi ynë është ta lirojmë Spitalin e Tivarit nga politika, sepse kjo shkatërron vetë spitalin, dhe largon stafin cilësor dhe të mangët”, thuhet në njoftim.

Bashkëpunimi me zyrën e prokurorit është i mundur, siç thonë ata, vetëm pasi të marrin një përgjigje nga Ministrja e Shëndetësisë, dhe deri atëherë ata u japin një shans dhe presin që stafi i sektorit  COVID në Spitalin e Tivarit të japë dorëheqjen dhe t’u thotë të vërtetën e plotë.

Ata i kërkuan Ministres të hetojë se kush është përgjegjës për marrjen e vendimit për shpalljen e Spitalit të Tivarit si qendër COVID dhe nëse është kryer një analizë e gjendjes së burimeve njerëzore dhe logjistikës, e nevojshme për trajtimin e pacientëve të tillë.  Cilat protokolle për trajtimin e pacientëve me COVID zbatohen në spital dhe nëse ato ekzistojnë në nivel kombëtar, si dhe cilësia dhe niveli i kujdesit shëndetësor në njësitë e kujdesit intensiv dhe trajnimi në aparatet e frymëmarrjes.

Ata gjithashtu kërkojnë të përcaktohet nëse kishte bashkëpunim midis Qendrës Spitalore të Malit të Zi dhe Spitalit të Tivarit për pranimin e pacientëve në gjendje të rëndë, dhe nëse jo, të hetohet se kush janë ata që me vetëdije lejuan të dashurit e tyre të vdisnin në kushte çnjerëzore pa pasur kujdesin e duhur shëndetësor.

 

  • 1

    Radio