Sociale Më shumë

Qendrës ditore “Sirena” i hiqen 1/3 e buxhetit. Alaj e quan veprim të pakuptimtë dhe të dëmshëm

Prej tvteuta13:51, 12 Dhjetor 2020

Zbritja e një të tretës së mjeteve të parashikuara me buxhet për qendrën ditore “Sirena” , me vendim të disa këshilltarëve të Kuvendit Komunal, ka ngjallur reagime të shumta të këshilltarëve, kryesisht të Forcës dhe opozitës,  të cilët nuk e përkrahën ribalancin, por edhe tek të punësuarit dhe drejtuesit e kësaj qëndre. Drejtori Bila Alaj, e quan të pakuptimtë vendimin e këshilltarëve, sidomos duke pasur parasysh se kjo qendër ka në mbikqyrje fëmijë me nevoja të veçanta.

Alaj thotë se ky vendim kuptohet se do të lërë pasoja, sidomos duke pasur parasysh se as mjetet e mëparshme nuk kanë qenë të mjaftueshme, dhe se normalizimi i punës është arritur kryesisht falë donatorëve dhe individëve dashamirës.

Lidhur me vendimin e këshilltarëve të një pjese të koalicionit aktual, drejtori Alaj thotë se ka pasur biseda me zyrtarët e qeverisjes lokale, ndër të cilët edhe kryetari Nrekiq,  dhe shpreson se diçka do të bëhet për të eliminuar efektet negative të këtij vendimi

  • 1

    Radio