Kuvendi komunal: Vazhdon debati për pagesat e bursave. Dyshime edhe për qasje selektive

Prej tvteuta16:17, 9 Dhjetor 2020

Kuvendi Komunal i Ulqinit sot vazhdoi mbledhjen e ndërprerë ditën e hënë. Në fillim të saj këshilltarët miratuan rendin e ditës dhe pastaj vazhduan me pyetjet dhe përgjigjet. Ankesat e zakonshme për mos marrjen e përgjigjeve për pyetjet e tyre u arsyetuan edhe e faktin se ekziston një procedurë e caktuar për pyetjet e bëra, dhe se një pjesë e këshilltarëve nuk e respektojnë atë si duhet. Këshilltari i Forcës Arian Murati, potencoi edhe njëherë problemin e mospagesës së rregullt të bursave për studentët e mirë nga qyteti ynë, ku sipas tij ka pasur edhe pagesa selektive.

Murati thotë se në këtë mes vërehet edhe seleksionim në pagesat ndaj studentëve, kurse kolegu u tij Omer Bajraktari, vlerson se jo vetëm pagesat pës studentët, por edhe për subjektet e tjera buxhetore, janë përplot me anomali financiare.

 

  • 1

    Radio