Masa të reja kundër Covid 19: Dalja ndalohet pas orës 22.00, lokalet vazhdojnë me orar të njëjtë

Prej tvteuta16:08, 8 Dhjetor 2020

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi ka sjellur masa të reja, të cilat do të hyjnë në fuqi sonte,  dhe të cilat parashikojnë ndalimin e largimit nga banesa  prej orës  22:00 deri në ora  5:00.  Lokalet do të vazhdojnë të jenë të hapur  nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 6 pasdite, kurse supermarketet dhe qendrat tregtare nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 8 pasdite. Në përputhje me hapsirën  e objektit dhe numrin e personave prezent, është e nevojshme të sigurohen një ose më shumë persona që do të kontrollojnë respektimin e masave. Qarkullimi ndërmjet qyteteve  do të vazhdojë të jetë i ndaluar në ditët e fundjavës, ashtu si edhe mbajtja e maskave në ambientet e mbrendshme  dhe të jashtme. Tubimet janë të ndaluara si dhe vizitat nëpër banesa për personat jashtë familjes.  Komunitetet fetare janë të detyruara t’i përshtasin aktivitetet e tyre me situatën aktuale epidemiologjike, dhe e njëjta gjë vlen për funeralet dhe marrjen e ngushëllimeve.  Këto masa do të jenë në fuqi për një periudhë të pacaktuar pasi nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë njoftuar për se në cilën datë mund të përfundojnë.

  • 1

    Radio