Neser fillojnë shërbimet mjekësore në Qendrën klinike të Malit të Zi

Prej tvteuta18:44, 6 Dhjetor 2020

Nesër, të gjitha ekzaminimet e planifikuara ambulatore specialiste dhe subspecialiste do të fillojnë në Qendrën Klinike të Malit të Zi, sipas datave të planifikuara. Nga qendra Klinike e Malit te Zi njoftojnë  që mostrat për analiza laboratorike, gjenetike dhe imunologjike do të merren nga e hëna. Ata kujtuan se që nga 1 dhjetori, të gjitha ekzaminimet e planifikuara radiologjike do të kryhen në Qendrën për Diagnostifikimin Radiologjik. “Puna do të organizohet në përputhje me masat e rekomanduara epidemiologjike, të cilat përfshijnë veshjen e detyrueshme të një maske mbrojtëse, dezinfektimin e duarve, distancën fizike dhe matjen e temperaturës së trupit të pacientëve që hyjnë në Qendren Klinike”, u  tha në deklaratë. Thuhet se të gjithë pacientët të cilët nuk i janë nënshtruar një ekzaminimi specialist ose subspecialist gjatë periudhës së pezullimit të punës, do të ftohen të marrin një termin të ri.

  • 1

    Radio