” Remdesivir “, ilaçi për trajtimin e Covid-19 , së shpejti në farmacitë në Mal të Zi

Prej tvteuta13:52, 21 Nëntor 2020

Covid – 19 eshte nje sfide me vete si per mjekesine , ashtu edhe per personat e tjere te kesaj fushe . Pa e ditur cfare eshte realisht ky virus , mjeket ne mbare boten kane qene te detyruar edhe te eksperimentojne ne perdorimin e ilaceve , gjithmone me qellimin e perbashket ” per te shpetuar jete ” .Specialistja e  Farmacise Gjylije Haxhibeti tregoi per tvTeuta , se cfare terapie rekomndahet nga ana e OBSH-se per trajtimin e personave te infektuar me Covid – 19 .  Ilaci me popullore qe perdoret per trajtimin e ketyre paciente quhet ” Remdesivir ” . Farmacistja Haxhibeti tha se ky lloje ilaci per te qene efektiv , duhet tu jepet pacienteve ne fazat e para te semundjes apo te infektimit . Remdesivir i cili ka nje kosto shume te larte dhe te cilin pacientet jane te detyruar ta sigurojne vete , aktualisht nuk gjindet ne barnatoret tona . Edhe pse fakteqesisht per kete ilac kane patur nevoje nje numer i madh i banoreve te Komunes se Ulqinit. Sipas farmacistes Haxhibeti  ekziston mundesia qe ne nje te ardhme te afert , edhe farmacite ne Mal te Zi te furnizohen me keto ilace . ” Remdesivir ” dhe ” Favipiravir ” nuk jane ilace te reja ne treg , qe do te thote se jane perdorur edhe me heret per trajtimin e semundjeve te ndryshme .
Trajtimi i pacienteve asiptomatik apo i personave qe shfaqin siptoma te lehta te semundjes , behet permes medikamenteve te ndryshme kunder dhimbjes , por ndodh qe te jete i nevojshem edhe perdorimi i antibiotikeve .
Ne anen tjeter , perdorimi i vitaminave gjate kesaj periudhe eshte kthyer ne trend . Kjo sipas farmacistes Haxhibeti eshte dicka pozitive , pasi qe perdorimi i vitamineve dhe mineraleve ndikon pozitivisht ne organizmin tone .
Frika nga infektimi i mundshem me Korona Virus , na ka detyruar ne nje fare menyre te gjitheve qe te behemi vizitore te shpeshte ne barnatore . Per fat te keq , jo te gjithe mund ti perballojne keto shpenzime . Situaten me Covid – 19 ne Ulqin  farmacistja Gjylije Haxhibeti e cileson si ” alarmante ” , dhe kjo sipas saje duhet te sherbeje si mesazh per te gjithe ne qe te vetedijesohemi dhe te tregohemi me te kujdesshem ne te ardhmen.

  • 1

    Radio