Loro Nrekiq- Ne jemi fajtor për hapjen e kovidit dhe për këtë transmision lokal
Prej tvteuta20:15, 18 Nëntor 2020
Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, tha se ai do të ndëgjojë mendimet e të gjithëve  dhe  nëse është  e nevojshme do të  nis edhe policinë komunale edhe policinë e shtetit që të vinë në Anë të Malit,  por apelon në kujdes nga të gjithë banorët. Ai theksoi se policia komunale nuk i mbikqyr mjaftueshëm terenet e nevojshme, e poashtu theksoi edhe problematikën e mosrespektimit të masave nga ana e banorëve. „Edhe kur kemi mbyllur kafet, kan kaluar kufinin dhe janë ba dasmat te „Çeliku“. Ne jemi fajtor për hapjen e kovidit dhe për këtë transmision lokal“, theksoi ndër të tjera kryetari i Komunës së ulqinit Loro Nrekiq gjatë takimit të organizuar nga gjashtë Bashkësitë lokale të Anës së Malit.