Nga e hëna rikthim në bankat e shkollës
Prej tvteuta17:33, 14 Nëntor 2020
Shkollat në Podgoricë, Budva, Ulqin, Mojkovac, Cetinje dhe Zabljak do të hapen të hënën, 16 nëntor, njoftoi Ministria e Arsimit. Ata thonë se vendimi është sjellur pas rekomandimeve dhe marrëveshjeve të reja me Institutin e Shëndetit Publik, bazuar në vlerësimin se shkollat janë kryesisht të sigurta, duke pasur parasysh respektimin e të gjitha masave.
“Kujtojmë se shkollat do të punojnë sipas modelit të miratuar nga Ministria e Arsimit që nga fillimi i vitit shkollor, që do të thotë se nxënësit nga klasa 1 deri në 6 të shkollës fillore dhe klasa 1 e shkollës së mesme do të ndjekin mësimet në klasë, dhe të tjerët në distancë, por me konsultime konstante dhe teste njohurish në shkollë ”, thuhet në njoftim.
Meqenëse u vlerësua se shkollat, për shkak të respektimit të masave, kanë qenë kryesisht të sigurta deri më tani, dhe për shkak se arsimi duhet të ketë përparësi në çdo kohë, shkollat përjashtohen nga sistemi aktual i semaforit.