Nga e diela masa të reja. Hapen lokalet, kufizohet lëvizja

Prej tvteuta17:34, 13 Nëntor 2020

Që nga e dita e diel,  në gjithë Malin e Zi do të hyjnë në fuqi masa të reja epidemiologjike si  ndalimi i largimit nga shtëpia , kufizimi i orarit të shitoreve, ndalimi i lëvizjes ndërmjet qyteteve, apo kufizimi i numrit të personave të tubuar, u njoftua në konferencën e sotme për media të TKN. Ministri i Shëndetësisë Kenan Hrapović, tha se këto masa do të vlejnë deri më 1 dhjetor, me mundësinë e zgjatjes në rast të përkeqësimit të situatës.

Masat e reja janë si më poshtë:

  1. Ndalimi i lëvizjes nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit, me përjashtime për nevoja pune , aktivitete akonomike, nevojat shëndetësore apo arsye humanitare.

 

  1. Një maksimum prej katër personash mund të lëvizin së bashku në hapësirë ​​të hapur.

 

  1. Ndalimi i qarkullimit ndërmjet qyteteve nga e premtja në mesnatë deri të dielen në mesnatë, përveç aktiviteteve ekonomike, nevojave shëndetësore dhe arsyeve humanitare.

 

  1. Ndalohen tubimet fetare, ngushëllimet, dasmat, dhe të gjitha tubimet dhe festat private (ditëlindjet, pagëzimet dhe festat e tjera),

 

  1. Ritet lejohen në ndërtesat fetare pa praninë e besimtarëve

 

  1. Puna e të gjitha objekteve të hotelierisë është nga 7.00 deri në ora 20.00. Secili prej këtyre objekteve duhet të caktojë një person përgjegjës për zbatimin e masave.

 

  1. Lokaleve dhe restoraneve u lejohet puna por të punësuarit dhe klientët duhet të mbajnë maska, si brenda ashtu edhe jashtë objektit, përveç gjatë konsumimit të ushqimit dhe pijeve. Dezinfektuesit duhet të jenë në çdo tryezë dhe dezinfektimi i duarve në hyrje dhe dalje është i detyrueshëm. Në mes çdo tavoline duhet të jenë barriera prej pleksiglasi. Numri i njerëzve në të njëjtën tryezë është katër, por distanca duhet të jetë dy metra. Në tarraca mund të jenë katër njerëz në tryezë me një distancë prej dy metrash midis tyre dhe midis tavolinave,

 

  1. Puna e qendrave të fitnesit lejohet me përdorimin e detyrueshëm të maskave. Një person mund të jetë prezent në dhjetë metra katrorë dhe trajnimet në grup janë të ndaluara.

 

  1. Ndalimi i vizitave në ndërtesat e banimit për personat që nuk janë anëtarë të së njëjtës familje.

 

Ministri Hrapoviq tha se kryetari i deritanishëm i TKN, Milutin Simoviq ka dhëë dorëheqjen  dhe se do të zevendësohet nga vetë Hrapoviq.  Sipas Ministrit, masat e reja ishin të nevojshma pasi tek një pjesë qe qytetarëve apelet nuk dhanë rezultat.

Drejtori i ISHP-së, Boban Mugoša, njoftoi se, nëse këto masa respektohen, kjo do të çojë në uljen e numrit të njerëzve të infektuar. Kurse ministrja e ekonomiës, Dragica Sekuliq tha se këto masa janë një kompromis për të ruajtur aktivitetin ekonomik në këtë moment.

  • 1

    Radio