Sociale Më shumë

Gjeloshaj: Në fundjavë vendimi për pjesmarrjen apo jo në qeveri

Prej tvteuta09:26, 13 Nëntor 2020

Mbledhja e kryesisë në të cilën do të vendoset për pjesëmarrjen e mundshme të koalicionit “Lista shqiptare” në qeverinë e re të Malit të Zi do të mbahet gjatë fundjavës ose të hënën, tha për “Pobjeda”, bartësi i kësaj liste  Nik Gjeloshaj. Ai nuk u përgjigj nëse kryeministri i caktuar Zdravko Krivokapiq u ka ofruar atyre ndonjë vend në qeveri në takimin e fundit. I pyetur se çfarë pozicioni presin në ekzekutiv, nëse koalicioni vendos të pranojë pjesëmarrjen në qeveri, qoftë ministri apo ndonjë nga drejtoritë, Gjeloshaj tha se kjo nuk është gjëja më e rëndësishme për koalicionin shqiptar. Në propozimin për përbërjen e qeverisë, Krivokapiq nuk parashikoi një vend për pakicat, diçka që nënkryetari i Forcës, Genci Nimanbegu e komentoi si një rrugë drejt polarizimit më të madh të shoqërisë.

  • 1

    Radio